KOLORRUN 2022 powered by EAST GATE MALL - East Gate Mall
Kthehu

KOLORRUN 2022 powered by EAST GATE MALL

image of the store

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë për garën e re në qytet – KoloRRun 2022!
Një lloj tjetër gare dhe argëtimi, i njohur dhe i pranuar në shumë qytete të botës, tashmë për herë të parë në vendin tonë, organizuar nga East Gate Mall dhe KorRunners.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të mbahen disa gara: gara kryesore në 10 km, gara tim bilding/reviale 2.5 km dhe gara për fëmijë në 500m me shumë argëtim përgjatë shtegut dhe surprizë e madhe në vijën e finishit!

KUSH MUND TË MERR PJESË?
KOLORRUN është një mundësi e shkëlqyer për argëtim aktiv për të gjithë dhe iu dedikohet të gjitha gjeneratave – grupeve apo individëve, të punësuarve në kompani, fëmijëve, familjeve. Çdokush mund të merrë pjesë pavarësisht nga mosha, gjinia, aftësia fizike dhe pa kufizuar numrin maksimal të pjesëmarrësve.
• Nëse jeni “ranerë” aktiv bashkohuni në garën kryesore në 10 km dhe përpiquni të thyeni rekordin tuaj personal.
• Për më të vegjlit kemi përgatitur garë speciale 500m për fëmijë.
• Kurse në garën Tim Bilding/Reviale 2.5km mund të marrin pjesë të gjithë – ekipe punonjësish nga kompani, individë ose grupe.

DATA DHE KOHA
Data: 18.09.2022
Fillimi: 09:00

Garat:
• Gara kryesore – 10km
• Gara Tim Bilding – 2.5 km
• Gara për fëmijë – 500m

MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT
Afati i regjistrimit: 12,09,2022

Regjistrimi dhe më shumë informacion këtu.

Ju presim në KOLORRUN-in e parë për të ngjyrosur qytetin së bashku me energji pozitive!